Politikë

Rama nga Brukseli: Linja ajrore Prishtinë-Beograd një hap i rëndësishëm


               Publikuar në : 15:32 - 29/01/20 B H

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rivendosja e linjës Prishtinë-Beograd është një hap shumë i rëndësishëm.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë nga Brukseli, Rama tha se ky hap duhet të ndiqet edhe nga të tjerët për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror.

“Falenderoj Stolenberg që keni qenë kaq shumë mbështetës për ne dhe në Rajon. Mbështetët për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe duhet të ndiqet nga të tjerët.

Duhet të ndiqet për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror. E konsiderojmë NATO-n si një pjesë të rëndësishme në OSBE dhe faktor për ta bërë të suksesshëm në jetët tona”, tha ai.

Rama doli ditën e sotme në një konferencë bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ky i fundit përshëndeti vendosjen e linjës ajrore Prishtinë- Beograd.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT