Rama nga Berati: PS e vetmja forcë politike që nuk është lëkundur asnjëherë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët dhe kandidatët për deputetë të Partisë Soaialiste në qarkun e Beratit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Partia Socialiste është e vetmja forcë që nuk është lëkundur asnjëherë në historinë e Shqipërisë.

Duke ju referuar bashkëqeverisjes me LSI-në, Rama tha se në të shkuarën së bashku kanë bërë gjëra të mira, por më shumë kemi krijuar kosto nga ajo përçarje sesa kemi bërë dhe mund të bëjmë aq shumë për njerëzit dhe të vendosur për të njëjtat qëllime.

Edi Rama: ”Shumica dërrmuese e këtij populli e ka zemrën majtas. Ne kemi bërë edhe gjëra të mira në të shkuarën, por më shumë kemi krijuar kosto nga ajo përçarje sesa kemi bërë dhe mund të bëjmë aq shumë për njerëzit dhe të vendosur për të njëjtat qëllime.

E solla shembullin sepse ky moment shumë i rëndësishme nga pikpamja e historisë sonë të përbashkët. Ne e riunifikojmë të majtën. Pasi zemra u rreh majtas kur vjen puna tek zgjedhjet që duhet të bëjmë. E nesërmja e PS-së është e nesërmja e Shqipërisë, PS me të gjitha gabimet duan s’duan është e vetmja forcë që në historinë e saj nuk është lëkundur asnjëherë.”