Aktualitet

‘Rama në Nato’. Kryeministri tregon se çfarë do të kërkojë nga vendet aleate


               Publikuar në : 08:22 - 03/12/19 M P

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama zhvilloi mbledhjen e 6-të të jashtëzakonshme pas tërmetit që godit vendin një javë më parë. Në fokus të mbledhjes ishte menaxhimi i dëmeve të shkaktuara si dhe gjetja e zgjidhjeve për banorët të cilët kanë humbur banesat.

Përpos të tjera, kryeministri Rama diskutoi idetë që janë në tavolinë për rindërtimin e shtëpive të shembura ose të pabanueshme. Ndër to, diskutimi ishte edhe për propozimi e kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Shtohen donacionet për “Fundjavë Ndryshe”, rekord audience në “Klan Kosova”

Kryeministri bëri me dije dhe planin e tij. Ai njoftoi se sot sëbashku me ministren e mbrojtjes dhe ministrin e jashtëm Gent Cakaj do të udhëtonte për në Londër në mbledhjen e radhës të NATO-s. Rama premtoi angazhimin personal për të kërkuar mbështetje financiare dhe teknike nga vendet aleate.

“Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakajn sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtare dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik. Ministrja e Arsimit shpresojë që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sistemi i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll”-tha Rama.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT