E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Rama në interpelancë me Shehun: “Balkani i Hapur” përshpejton integrimin në BE

Kryeministri Edi Rama është thirrur sot në interpelancë nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili ka kërkuar shpjegime për nismën për “Ballkanin e Hapur”. Shehu u shpreh se Ballkani i Hapur është një nismë për të jetësuar Jugosllavinë e re, pasi sipas tij, është iniciuar nga Aleksandër Vuçiç. Gjatë fjalës së tij në interpelancën me kryeministrin Edi Rama, e ka akuzuar se me nismën “Ballkani i Hapur” po i bëhet një dëm i madh Kosovës. Ai shtoi më tej se nisma e “Ballkanit të Hapur” është përçarëse në rajon, pasi sipas tij, duhet të marrin pjesë të gjithë vendet dhe jo vetëm tre.

“Ballkani i Hapur” është një nismë përçarëse për rajonin. “Ballkani i Hapur” nuk mund të funksionojë pa pjesëmarrjen e të gjithë vendeve të rajonit. Ju po dëmtoni rëndë integrimin e vendit tonë. Po i lini peng integrimin Serbisë. Ne duhet që të punojmë për integrimin, pa e lidhur me Serbinë. Ju kështu po e fusni integrimin tonë në spiralen e Serbisë. Duhet të jeni të qartë se Serbia ka një këmbë e gjysmë në Moskë”, u shpreh ai.

Po sipas tij, “projekti cënon dhe çështjen e sigurisë rajonale”, pasi Serbia është e lidhur me Rusinë nga ana ushtarake dhe e inteligjencës.

Por kjo gjë është kundërshtuar nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se “Ballkani i Hapur” është “një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit, dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit”.

Më tej kreu i qeverisë tha se “Ballkani i Hapur” është një nismë që bëhet për të mirë të ekonomisë, pasi heqja e kufijve lehtëson lëvizjen e mallrave dhe shton eksportet.

“Për sa i takon mekanizmit për “Ballkanin e Hapur”, ne jemi të hapur që kemi nisur me marrëveshjet kuadër për të jetësuar procesin e Berlinit. Ne kemi dy marrëveshje të nënshkruara më parë me Kosovën dhe Malin e Zi, për një ndalim në kufijtë tanë. Edhe me Maqedoninë e Veriut jemi gati për marrëveshjen.

Lexo edhe :   Erdogan: Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë, dhe jo kur thirret!
Lexo edhe :   Tirana në “shtetrrethim”, Erdogan mbrohet nga Garda, RENEA dhe efektivët turq

Fakti është që jetojmë në një gjeografi që nuk e kemi zgjedhur, në këtë hapësirë gjeografike që jetojmë, jemi në kushtet që duhet të bëjmë çmos të shtojmë prodhimin dhe eksportet. Por tregu është i fragmentarizuar dhe nuk ndihmon në rritjen e eksporteve”, tha ndër të tjera Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...