E martë, 21 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Rama: Ndryshojmë Kodin Penal, 3 vjet burg kush futet në tapetin e gjelbër

Kryeministri Rama po mban një tryezë të përbashkët me Federatën Shqiptare të Futbollit lidhur me sigurinë në stadiume.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se FSHF dhe policia s’mund t’ia lënë topin njëra-tjetrës, duke iu referuar replikave mes tyre lidhur me dhunën në futbollin shqiptar.

Po ashtu, kryeministri bëri me dije se do të ndërhyhet në kodin penal dhe çdokush që futet në tapetin e gjelbër, do të kryejë dënimin me 3 vjet burg.

“Klubet të pajisin impiantin me kamera për identifikimin e keqbërësve në stadiume. Do të ngremë një grup të përbashkët punë për reformën në futboll. Dhuna në stadiume, do ndërhyjmë në Kodin penal. Kush kalon vijën e bardhe dhe futet në tapetin e gjelbër, do bëjë 3 vjet burg. FSHF dhe policia të mos ia lënë topin njëra-tjetrës. Klubet duhet të deklarojnë të ardhurat e futbollistëve. Klubet i deklarojnë rrogat sikur të ishin fasone. Lehtësira doganore për mallrat sportive”, tha ndër të tjera Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...