E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Rama ndez ‘motorët’: Pas 2 zgjedhjeve arrijmë majën që kërkojmë

Kryeministri Edi Rama ka ndezur motorët për qeverisjen e re, ndërsa u ka dhënë ultimatumin e radhës socialistëve. Ai ka thënë se partia nuk është moçal interesash. Teksa ka bërë një përmbledhje të historisë së PS, por edhe partive politike në 30 vite, ai tha se partitë nuk duhet të kujtohen për qytetarët vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe grupet e priviligjuara të mos kthehen në një moçal interesash dhe struktura keqbërëse.

“Nuk është e lehtë po të harrosh një qëllim kaq themelor për axhendën e një partie si e jona, për vlerën e kapitali njerëzor i një partie politike për gjykimin e saj nga publiku. Sukses afatgjatë do të thotë sukses i partisë përtej çdo individi duke u bërë bisht dhimbjeve të mëdha të kokës, që kërkon arritjen e këtij qëllimi, për t’i dhënë të tjerëve një mesazh se figurën e tyre.

I gjithë organizmi i partisë ekspozohet ndaj infektimit prej gjëndrave malinje pasi krijohen dhe zhvillohen, pasi shtyhet pafundësisht kohë kura e duhura me justifikimin se nuk është ky momenti më vonë.

Ngjajmë si një cirk pelivanësh në sytë e publikut dhe të rinjtë ndihen gjithmonë e më larg politikës. Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mund të mbahet gjallë si një moçal interesash. Grupet e priviligjuara të mos kthehen në struktura keqbërëse.

E vërteta e hidhur është se pavarësisht dallimeve tona të mëdha me rivalët, pasqyra e partive shqiptare në pushtet që prej 30 vitesh në sytë e komunitetit ngjan si një cop e filmit ‘koncert në vitin 1936’, tha Rama.

Në Asamblenë e PS-së, kreu i qeverisë ka shprehur qartë synimin edhe të 2 mandateve të tjera, duke thënë se pas kësaj do t’ia lërë radhën brezave të ardhshëm.

Lexo edhe :   Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

“Ai rreth të privilegjuarish, jo individë por strukturë keqbërëse është një nga armiqtë e transformimit jetik. Për ne është etike nëse duam një parti që merr besimin vazhdimisht të shqiptarëve. Ne kemi fatin ta shkruajmë historinë. Është jetike për ne që të ndahemi nga ajo strukturë nëse duam që Shqipëria të ketë arritur majën që ne kërkojmë pas 2 zgjedhjeve të ardhshme dhe pastaj t’ia lëmë radhën brezave të tjerë”, tha Rama.

Lexo edhe :   Meta i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" Ramës

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...