Rama: Meta ka rrjedhur, por nuk jam bërë pishman për bashkëpunimin me LSI-në

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj Presidentit, Ilir Meta duke thënë se bashkë me kohën ka “rrjedhur” edhe ai.

I ftuar në emisionin ‘’Të Paekspozuarit’’, Rama u shpreh se tashmë LSI, partia që ai më parë drejtonte është kthyer në një parti kap ç’të kapësh.

Ai foli edhe për bashkëpunimin me LSI-në, për të cilin tha se nuk është bërë pishman pasi kanë bërë shumë punë të mira.

Edi Rama: “Ne kemi bashkëpunuar me LSI-në dhe nuk jam fare pishman sepse kemi bërë shumë punë të mira. Por koha ka rrjedhur dhe bashkë me kohën ka rrjedhur edhe Ilir Meta.  Edhe LSI është kthyer në shëmbëlltyrën e mekanizmit të brendshëm. Është thjeshtë mekanizmi kap ca të kapësh dhe merr peng kë të mundesh. LSI sot është e papërdorshme për qëllime të mira. Që bashkë me kohën ka rrjedhur edhe Ilir Meta këtë e di kushdo. LSI është e papërdorshme për qëllime të mira”.