E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Rama me tona të ashpra: Urdhërat e policisë zbatohen, nuk diskutohen

Kryeministri Edi Rama, i doli në mbrojtje Policisë së Shtetit, duke thënë se prej vitesh tashmë, me të në krye të qeverisë, ky institucion është në mbrojtje të shtetit dhe jo të pushtetit.

Gjatë prezantimit të ministrit të ri të Brendshëm, Bledi Çuçi, ai tha se urdhërat e policisë duhet të zbatohen nga qytetarët dhe jo të vihen në diskutim.

Sipas tij, policia është goditur pasi ka dhënë rezlutate dhe është shëmbëlltyrë e ndryshimit.

Edi Rama: ”Konsolidimi i idesë që me policët mund të sillesh si të duash ka krijuar bindjen e gabuar tek individë të caktuar. Nuk po sjell shembullin e SHBA, ku sipas protokollit, kur polici të ndalon makinën, ti duhet të vësh duart tek timoni dhe s’duhet të lëvizësh asnjë gisht. Nuk po i referohem. Po i referohem BE-së ku për shkak të kësaj situatë kam lexuar dhe nuk kam gjetur asnjë rast dhe asnjë protokoll ku presupozohet prekja me dorë e policit të shtetit. Kjo ide duhet zhbërë, dhe duhet zhbërë me profesionalizëm dhe me forcën e ligjit. Urdhërat, thirrjet dhe kërkesat e Policisë nuk diskutohen, por vetëm të zbatohen.

Nuk dua të shpjegoj pse sot nëse do të shohim kush e sulmon Policinë e Shtetit dhe kush përpiqet që ta veshë me fjalë drejt zhgënjimit popullor, është pjesë e ambistuesëve pa kushte të masakrës së 21 janarit, ose pjesë e ndonjë axhende politike. Është goditur Policia sepse është shëmbëlltyrë e ndryshimit. Është goditur se është bërë e Shtetit dhe nuk është më fare e pushtetit.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...