Rama mbërrin në Pallatin Elysee, pritet nga Presidenti Macron (Video)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin Elysee, ku është pritur nga Presidenti francez, Emanuel Macron.

Të dy do të zhvillojnë një drekë pune ku do të diskutojnë mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tonë.

“Pallati Élysée, Paris – I ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tone”, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.

Nuk dihet nëse pas takimit do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me praninë e mediave.