Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste pas plot 5 orësh. Kryeministri Rama ka lënë të hapur mundësinë e ndonjë lëvizjeje të mundshme në kabinetin qeveritar, teksa foli për mediat pas mbledhjes së Kryesisë.
Duke iu referuar protestës, Rama pranoi se qeveria e tij ka bërë gabime, ndërsa tha se tashmë është momenti për reflektim.
“Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk e them asnjëherë fjalën fundit të parën. Gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet. Ne do të bëjmë gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve. Ka shumë për të bërë, njerëzit meritojnë më shumë akoma, në këtë aspekt kemi shumë për të korrigjuara. Të mësojmë prej gabimeve e të shkojmë përpara. E Kemi lexuar me shumë vëmendje dhe me shumë respekt mesazhin e protestës”, tha Rama.
DEKLARATA PËR MEDIAT
Çdo ditë ka gjëra për të përmirësuar, se nuk jemi të pagabueshëm përkundrazi dhe në vakumin e lënë nga opozita boshllëkun e madh të një opozitë të besueshme është sfidë më vete që vetë korrigjohemi në vijim. Kemi folur për partinë, mekanizmat, domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë ku shoqëria e zëri i saj të gjej më shumë hapësirë dhe të gjejë dëgjimin që meriton në partinë tonë dhe partia të shkojë përtej vetes e të shtrihet në mënyrë të natyrshme dhe dobishme në shoqëri
Kam parasysh gjithë bazën e veprimtarisë sonë dhe përfaqësimit tonë, forumet dhe mekanizmat përfaqësues, parlamenti, qeveria që janë direkt të lidhura me raportin e krijuar në terren mes njerëzve. Do kemi shumë për të korrigjuar, por është proces pozitiv.
Kemi diskutuar protestës, arsyet, faktorët, dobishmërinë e madhe të saj dhe domosdoshmërinë që ta mishërojmë si duhet atë që është shqetësimi real i asaj proteste dhe që është transmetuar në formën që ajo mori, nga shumë studentë që i thonë vetes apolitikë, por e kanë shkundur politikën në raport me të vërtetën i kanë dhënë shuplakë qeverisë, po ashtu si kam thënë e po bëjmë, që protesta ka dinamikën e vet, kurse shqetësimi ynë i domosdoshëm pas asaj shuplake do vazhdojë në funksion jo etëm të studentëve, por edhe të denjë e në lartësinë e ambicieve në funksion të vendit
Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk them fjalën e fundit të parë. Unë di radhën e lëvizjeve. Mendohem gjatë para se të bëj lëvizje, do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do ti përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve por do të shkojmë përtej këtij, sepse e kuptojmë se ka ende shumë për të bërë, dhe pavarësisht rezultateve të padiskutueshme njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma, kemi bërë gabimet tona, që i bëjnë të gjitha atë që ndërtojnë, përpiqen e punojnë, e të marrin përsipër sfidat, por e rëndësishme është që të mësojmë dhe të shkojmë para, ajo që është e sigurte është që kemi lexuar me shumë vëmendje dhe po e lexojmë me shumë respekt mesazhin e protestës. Do mbledhim asamblenë kombëtare dhe do flasim prapë.