E enjte, 6 Gusht, 2020
30 C
Tirana

Rama-Kurti, secilit Shengenin e vet

Më të lexuarat

‘Bejruti qytet fantazmë’/Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, prifti tmerrohet gjatë meshës

Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar...

“E bëmë për nderin e familjes, vinte tek e afërmja jonë”, vëllezërit zbardhin konfliktin me taksistin 71-vjeçar

Vëllezërit Shera kanë pranuar vrasjen e taksistit 71-vjeçar, ndërsa kanë thënë se ishin përpjekur që të zgjidhnin një konflikt. Dy vëllezërit Arsil dhe Sajmir Shera...

Meta dekreton me shpallje 4 ligje të qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Me anë të një njoftimi, Presidenca bën me dije...

Këta janë dy vëllezërit që vranë taksistin 71-vjeçar, ja çfarë iu gjeti policia gjatë kontrollit të befasishëm 

Arsil dhe Saimir Shera janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla. Policia thotë se arrestuan 32-vjeçarin Sajmir Shera, i dënuar...

VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut, shkatërrohen ndërtesa të tëra

Një shpërthim masiv ka tronditur ditën e sotme Bejrutin. Shpërthimi ka qenë aq i madh saqë ka shkatërruar ndërtesat që ndodheshin afër, duke ngritur...

Shqipëria regjistron bilancin më të rëndë që nga shpërthimi i pandemisë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën...

Kosovë/ Në kulmin e pandemisë, infermierët dalin në protestë

Në kulmin e pandemisë, disa infermierë kanë dalë duke protestuar në Kosovë. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin...

“Nuk e ka zakon malësori të tallet me vdekjen e dikujt”, qytetari bën ‘për një lek’ Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi disa vargje në rrjetet sociale, për të nderuar nënën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën, që nuk...

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

Paralajmërimi i Bill Gates: Koronavirusi asgjë para krizës së re që po na afrohet

Filantropi i njohur, Bill Gates, ka paralajmëruar se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, nuk është asgjë përpara asaj që po afron. Në një...

Nga: Skënder Minxhozi

Takimi i parë zyrtar mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit nuk zhgënjeu ata që duan pak dramë politike mes dy vendeve. Jo vetëm nga fakti që Kurti dhe Rama dëshmuan se duan secili nga një Shengen të llojit të vet, por edhe për faktin se ishte kontakti i parë formal mes dy kryeministrash shumë të ndryshëm mes tyre.

Edi Rama i hodhi në erë të gjitha urat e komunikimit me paraardhësin e Kurtit, ish-kryeministrin Haradinaj. E hodhi në gjyq, i vuri disa epitete plot kripë e piper dhe të njëjtën gjë bëri edhe vetë Haradinaj. Megjithatë marrëdhënia Rama-Kurti mbetet gjithashtu një objekt i paidentifikuar për momentin. Kurti ka thënë se do të dëshërojë t’i japë impuls të ri marrëdhënieve, duke u fokusuar në vënien në jetë të mbi 70 marrëveshjeve mes dy shteteve, që kanë mbetur pezull në një masë të konsiderueshme. Ai është shfaqur para mediave si një përfaqësues i lartë politik që merakoset më shumë për një axhendë “panshqiptare”, më shumë sesa për dimensionin rajonal apo më gjerë. Rama nga ana e tij u duk se nuk ka lëvizur nga linja e ndërthurjes mes dinamikës ndërshqiptare, me procesin e afrimit rajonal dhe evropian.

Në një takim të parë mes dy liderëve që njihen prej kohësh mes tyre, por që sot kanë detyrën të përfaqësojnë dhe të flasin në emër të pesë milion shqiptarëve, nuk mund të merreshin shumë pika referimi. Ishte një vizitë e parë dhe me theks ceremonial nga ana e Kurtit në Tiranë, e cila hap sezonin e valsit kryeministror mes dy kryeqyteteve, pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.

Rama dhe Kurti përfaqësojnë sot një dyshe që ka potencialin ta fusë raportin mes Shqipërisë e Kosovës në një dimension të ri, duke çliruar energji që kanë mbetur të fjetura, për shkak të paaftësisë në të dy anët e kufirit, apo më keq, për shkak të sherreve, thashethemeve, mërive personale dhe meskiniteteve aq popullore për mjedisin politik të vendeve.

Lexo edhe :   Zbulohet pasuria e Edi Ramës dhe familjes së tij. Ja sa u shtuan të ardhurat gjatë vitit 2019
Lexo edhe :   Zbulohet pasuria e Edi Ramës dhe familjes së tij. Ja sa u shtuan të ardhurat gjatë vitit 2019

Sot Kosova dhe Shqipëria shtrënguan duart për herë të parë zyrtarisht, pasi Prishtina uli në fron një forcë politike që nuk ka qenë kurrë në pushtet. Natyrisht, me hijen e bastunit të Mustafës pas shpine. Është ky një shans, më shumë sesa një premisë për ripërtëritjen e sherrit në kushte të reja. Kosova ka një axhendë sfiduese brenda dhe jashtë vendit. Dialogu me Serbinë, çmimi eventual për t’u paguar gjatë kësaj rruge, janë një e panjohur që Kurti duhet ta zgjidhë gjatë rrugëtimit.

E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, e cila ka idetë e saj sa i përket rajonit. Ide të cilat edhe sot, në daljen e kryeministrave para mediave, provohet të jenë të distancuara. I përket Ramës dhe Kurtit që të ndërtojnë në javët që vijnë, ura takimi dhe besim të ndërsjelltë, duke rrëzuar pretendimet e deridjeshme. Sot Albin Kurti nuk erdhi në Tiranë për të rrëzuar qeverinë dhe as për të rekrutuar ish-ministrat e Ramës në partinë e tij. Kjo është dëshmia e parë e futjes së komunikimit mes tij dhe Ramës në hullinë e duhur. Epoka e luftës së ftohtë mes dy kryeqyteteve u provua se nuk çon askund.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do rikthehet sërish “Shiko kush luan”? Luana Vjollca i jep fund pritjes, ja çfarë thotë

Pas tre sezonesh të suksesshme, “Shiko kush luan” që moderohet nga Luana Vjollca, do të rikthehet edhe këtë vit në ekranin e “Top Channel”....

Macron viziton Bejrutin pas shpërthimit, bën thirrje për reforma

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka arritur të enjten në Bejrut, pas shpërthimit të 4 gushtit që ka lënë të vdekur qindra persona dhe ka...

Pandemia/ Tjetër ditë e zezë për Kosovën

Sot është regjistruar një tjetër ditë e zezë për Kosovën, si pasojë e pandemisë. IKSHP-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë...

Pse opozita s’doli në protesta, kundër ndryshimeve Kushtetuese

Nga: Kreshnik Spahiu Vetëm po të kaloni mbi trupin e Lul Bashës, do mund ta ndryshoni Kushtetutën. Kjo është barcaleta që këto kohë qesh çdo...

Bejruti u godit nga një raketë? Videoja që nxjerr fakte tronditëse

Autoritetet në Bejrut ende nuk e kanë të qartë plotësisht se çfarë e shkaktoi tragjedinë. Bëhet fjalë për më tepër se 130 të vdekur,...