E shtunë, 31 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Rama, kryeministrit belg: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë në një takim homologun e tij belg, Charles Michel. Pas takimit kokë më kokë, dy kryeministrat zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. 
Kryeministri Rama ka falënderuar homologun e tij për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe qasjes së politikës së zgjerimit të BE-së
Rama u shpreh se me Michel ka biseduar rreth rekomandimit të KE për çeljen e negociatave. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh i vendosur për të vijuar përpjekjet e reformave në mënyrë që vendimi i BE në muajin qershor jetë vendimi i shumëpritur. Rama ka theksuar si një mendim të përbashkët të të dyve se Shqipëria meriton vendimin për të hapur negociatat.

Falënderime dhe mirënjohje kryeministrit të Belgjikës i cili e dha fjalën dhe e mbajti fjalën brenda një kohe të shkurtër, duke ardhur sot të vizitojë Tiranën dhe duke afirmuar miqësinë që na lidh dhe vullnetin dhe dëshirën e vendit që ai udhëheq për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë. Jemi takuar në mënyrë të përsëritur së fundi dhe kemi diskutuar për perspektivën europiane të Shqipërisë por jo vetëm por edhe për përpjekjet që mund të bëjmë së bashku për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar i cili nuk e pasqyron nivelin dhe cilësinë e shkëlqyer të marrëdhënieve politike. Edhe sot biseda u përqendrua tek progresi i bërë në adresimin e prioriteteve kryesore që e lidhin Shqipërinë me destinacionin europian dhe diskutuam edhe për raportin e KE-së.
Ndamë mendimin se me marrjen e këtij rekomandimi nis një fazë e re për vendin sepse i gjithë procesi i integrimit është një proces për vendin dhe ardhmërinë e tij bazuar në një shtet modern dhe institucione demokratike për të cilin ndihmon shumë ky proces dhe nga ana tjetër folëm edhe për sfidat e mëdha që lidhen me këtë proces në vijim.
Ashtu sikundër e kam falënderuar drejtpërdrejt gjatë bisedave edhe sot kryeministrin Michel për mbështetjen e tij të vazhdueshme, inkurajime te tij dhe për gjithë mbështetjen që vendi i tij i jep Shqipërisë dhe qëndrimin ndaj procesit të zgjerimit në tërësi dua ta falënderoj edhe publikisht. Besojmë që Shqipëria meriton një vendim për të hapur negociatat. Jemi të vetëdijshëm që hapja e negociatave nuk është fundi i përpjekjeve tona por fillimi i një faze të re e të gjatë përpjekjesh, kemi besimin se në këtë fazë përpjekjesh kemi edhe mbështetjen e Belgjikës dhe partnerëve tanë”,
deklaroi Rama.

Lexo edhe :   Aleanca e shëmtuar e Ramës me Vuçiç kundër Kurtit

Nga ana e tij, kryeministri belg, Charles Michel u shpreh se qeveria e tij nuk ka ende një vijim konkret për negociatat e Shqipërisë me BE. 

Lexo edhe :   “Ballkani i hapur”/ Lubonja: Serbia fuqizohet, Shqipëria dobësohet

Muaji qershor do të jetë shumë i rëndësishëm. Ramë dakord për një dialog të ngushtë me kryeministrin, për të nxitur zhvillimet lidhur me këtë vendim që do merret në muajin qershor. Nuk mund të them një vendim zyrtar, por Belgjika do shprehet në muajin qershor. Ne dëshirojmë të vazhdojmë përpjekjet e afrimit të BE me Shqipërinë, gjithashtu aftësinë, thelluar reformat brenda BE dhe nxitur thelluar përpjekjet brenda Shqipërisë për të dhënë një sinjal perspektivash optimiste, për zbatimin e reformave. 

Kryeministri Belg pritet të takojë gjithashtu edhe presidentin Ilir Meta, ku do të bisedohet mbi marrëdhëniet e Ballkanit dhe Europës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një i vd*kur dhe tre të plagosur për ullinjtë, arrestohet autori i tretë

Falë ndërmjetësimit të policisë, është vetëdorëzuar në polici personi që vrau kushëririn e plagosi anëtarët e tjerë të familjes për pronat dy ditë më...

Nxehet situata mes socialistëve/Koçi-Lames: Dikush duhet çuar në SPAK

Pak më herët, drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame reagoi pas akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi, se duart...

Izmir Smajlaj nuk kualifikohet për në finale

Izmir Smajlaj nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati. Një tjetër sportist shqiptar largohet nga Olimpiada e Tokios, teksa është...

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...