E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Rama: Kryeinspektori i Përgjithshëm merr drejtimin e task-forcës anticovid

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në mbledhjen e Task Forcës për zbatimin e masave anti-covid, ku të pranishëm përveç Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishin dhe inspektorët e punës, ushqimit, shëndetësisë dhe barnave.

Në fjalën e tij, Rama tha se puna gjatë këtyre muajve do të fokusohet te sensibilizimi, edukimi, ndërgjegjësimi i publikut për të mbajtur maskat dhe të gjitha rregullat e higjenës per t’u mbrojtur nga Covid-19.

Kryeministri, ngarkoi Kryeinspektorin e Përgjithshem, që të kordinoojë dhe drejtojë Task Forcën për zbatimin e masave në kuadër të luftës ndaj Covid-19.

Edi Rama: ”Nuk jemi në këtë luftë vetëm dhe të vetmit. Ky është momenti që të kujdesemi për njëri-tjetrin. Është momenti për të bërë durim. Imagjinoni sërish një karantinë të dytë. Uroj që ta bëni këtë punë me përkushtim. Nuk është një punë e përditshme, është një mision humanitar i të gjithëve ju, me në krye ministren, kryeinspektorin për të bërë çmos që të ulim intensitetin e shpërndarjes. Covid-i nuk ikën vetë, ajo që kemi në dorë është të ulim intensitetin.’’

📍Kryeministria – 🔴MASKAT si kontribut individual dhe publik në luftën e përbashkët #antiCOVID dhe respektimi i rregullave për të mos lejuar një MBYLLJE TJETËRNjë rrjet inspektorësh #antiCOVID në krye të detyrës në rrugë e në mjedise të mbyllura, për zbatimin e masave nga qytetari më i thjeshtë deri tek biznesi më i madh, me zero tolerancë për zbatimin e ligjit, për të mbrojtur shëndetin!⬇️Mos harroni 🙏😷 #maskë ↔️ #distancë 🧼 #higjienë

Publiée par Edi Rama sur Mardi 20 octobre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...