Politikë

Rama kritikon Albin Kurtin: S’bëj politikë me marrëdhëniet personale


               Publikuar në : 22:17 - 10/10/19 M. S

Kryeministri Rama ka folur nga Novi Sad i Serbisë, për marrëdhëniet e tij me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj Albin Kurtit, që pritet të marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës.

Rama është shprehur se me Kurtin ka pasur komunikim të vazhdueshëm, por sipas tij, lideri i Vetëvendosjes bën politikë përmes marrëdhënieve personale dhe biseda që ata kanë shkëmbyer mes tyre.

“Unë me Albinin kam pasur në vijimësi komunikim, kur s’kam qenë dakord ia kam thënë, kur s’ka qenë ma ka thënë. Por ndryshe nga ai, unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale, dhe me bisedat që shkëmbejmë më njëri-tjetrin. Më vjen mirë që ai të marrë përgjegjësin e kryeministrit, dhe t’i jap Kosovës energjinë dhe freskinë që kanë kërkuar prej tij ata që e kanë votuar”, tha Rama.

 

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT