E martë, 26 Janar, 2021
8 C
Tirana

Rama: Kërkuam hapjen e listave që opozita të votojë marrëveshjen e 5 qershorit

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e Këshillit Politik se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të ndryshojë, teksa theksoi se është kërkuar hapja e listave për të arritur dakordësinë e opozitës parlamentare.

“Ne nuk ndryshojmë as sistem, as zona zgjedhore. E vetmja gjë është që po hapim listat. Edhe për hapjen e listave hajdeni ulemi nëse keni ndonjë mendim se si të garantojmë kuotën gjinore sa më mirë.

Nuk ndalojmë koalicionet por formë grupimi që të mundësojë hapjen e listave dhe të mos ndërlikojë administrimin.

Marrëveshja duhet miratuar, për t’u miratuar duhen votat në kuvend që ne si mazhorancë nuk i kemi. Në bisedimet me opozitën parlamentare kemi dakordësuar për hapjen e listave. Ajo çka kërkojmë është hajdeni ulemi dhe me sa më shumë dakordësi të reflektojmë në kod këtë sanksionim të hapjes së listave që vjen nga ndryshimi kushtetutës.

Por në një koalicion siç i bën gjithë Evropa dhe jo si modeli ynë i deritanishem që s’e ka askush. Pra nuk u ndalon njeri të bëni aleancat tuaja.

Korrektimi në kod i përket vetëm pjesës së hapjes së listave dhe nuk cenon përmbajtjen e dokumentit”, tha Rama, shkruan “abcnews.al”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gjermani: Teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi

Një test i thjeshtë e i shpejtë për Covid-19 në shtëpi do t'i bënte shumë gjëra më të lehta dhe mund të ndihmonte në...

Ndihen lëkundje tërmeti në vend

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter ka lëkundur vendin tonë. Sipas asaj që raporton Qendra Sizmiologjike Europiane për Mesdheun, epiqendra e lëkundjeve...

Senati merr zyrtarisht akuzën ndaj ish-presidentit Trump

Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur kundër ish-Presidenti Donald Trump, i vetmi president në historinë e vendit ndaj të...

Foto/ Infermierja “hajdute” e infektivit, i vodhi portofolin pacientit me covid

Gruaja në foto është infermierja e spitalit infektiv në Tiranë, Ronida Hysa, e cila u arrestua nga policia dhe prokuroria e Tiranës, për akuzën...

Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 288 raste të reja

Në Kosovë janë regjistruar edhe pesë viktima të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Viktimat janë nga komunat: Gjilan, Malishevë, Pejë, Prishtinë dhe...