Rama kërkon 9 mandate në Vlorë: Do bëj 12 herë më shumë punë

Kryeministri Edi Rama, zgjodhi qytetin bregdetar të Vlorës për të mbyllur fushatën elektorale, ndryshe nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ishte në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama sulmoi dhe ironizoi kundërshtarët e tij politikë, duke i fajësuar për faktit se Vlorën e lanë shumë më keq se sa sot.

Ndër të tjera, Rama u kërkoi vlonjatëve 9 mandate, pasi do t’ua shpërblente me 12fish më shumë punë.

Edi Rama: ”T’i japim fund me Saliun, Lulin, Monikën, e çdo paçavure që 30 vite na janë qepur mbrapa si fantazma të së shkuarës. A ju kujtohet si e lanë Vlorën edhe të majtët, edhe të djathtët. Të majtët thonin ‘ata i kemi në xhep’, të djathtët thonin ‘ata me ne nuk bëhen kurrë’ dhe të dyja palët ja kishin kthyer kurrizin këtij vendi, që i jep kuptim shqiptarisë. Nëse më 25 prill, më jepni mua dhe PS 9 mandate, ju them se në katër vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën, se ç’kemi bërë në këto dy mandate. Vlora e pas 4 viteve do jetë 12 herë më e mirë se kjo që është sot. Kur them Vlora, unë them Shqipëria.”