Rama kërkoi ”tërmet” në Vlorë, Basha: Babloku ka kryer një vepër penale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar bisedën ndërmjet kryeminsitrit Edi Rama dhe drejtuesit politik të PS për qarkun Vlorë, Damian Gjiknuri.

Rama i tha Gjiknurit nëse do bënte tërmet në Vlorë, një fjalë e cila u dëgjua në përgjimet e dosjes 184, për zgjedhjet e vitit 2017 në Dibër.

I ftuar në emisionin ”Java në RTSH”, Basha tha se në një vend normal, duhet të kishte filluar hetimi ndaj kreut të qeverisë.

Lulzim Basha: ”Më dërguan një lajm dhe sapo ka kryer një vepër penale. Ka filluar të inskenojë telefonata me drejtuesit politikë dhe bën nga këto. Ai mbetet babloku, por tashmë nuk funksionon më kjo gjë. Në një shtet normal, duhet të kishte nisur hetimi.”