E mërkurë, 20 Janar, 2021
4 C
Tirana

Rama: Kemi paguar ‘kaparin’ për vaksinën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se shëndetësia zë një vend të veçantë në buxhetin e vitit 2021. Ai ripërsëriti thirrjen ndaj qytetarëve, që të mos bien pre e panikut sa i përket infektimeve. Kreu i qeverisë nënvizoi se rritja e buxhetit të shëndetësisë në vitin 2021, është rritja më e lartë në të gjitha këto 30 vite për shëndetësinë në një buxhet të shtetit. Duke bërë dhe një krahasim me spitalet e disa viteve më parë dhe gjendjen aktuale, ai thotë se ndryshimi është si nata me ditën.

“Masa të reja që do të qëndrojnë aty përtej vitit të ardhshëm. Qytetarët që preken nga virusi COVID-19 dhe ata që hyjnë në kategorinë me ndihmë ekonomike. Së pari, rritja e buxhetit të shëndetësisë në vitin 2021, është rritja më e lartë në të gjitha këto 30 vjet për shëndetësinë në një buxhet të shtetit.

Plus 23.3 %, një rritje e pandodhur më parë që siç e thashë, lidhet me masat e reja që do të qëndrojnë aty qoftë edhe me fuqizimin e vijës mbrojtëse për të dalë kryelartë nga kjo luftë. Shqipëria nuk ka asgjë mangët nga gjërat e tjera.

Sikur kjo flamë ta kishte gjetur Shqipërinë me spitalet kur ne morëm detyrën. Ishim në spitalin e Vlorës në sallën e re të reanimacionit, dallimi mes ç’ka kemi sot dhe ç’ka kishim dje ishte realisht dallimi i ditës me natën dhe i tillë është edhe në QSUT dhe në spitalet e tjera rajonale.

Në spitalin e Vlorës në 2014 kishte vetëm 2 aparatura të vjetra të kohës së marrëdhënieve shqiptaro-kineze. Sot linjat e oksigjenit, aparaturat që suportojnë trajtimin e pacientëve me oksigjen, janë në të gjithë sistemin tonë të mbrojtjes kundër COVID”, tha Rama.

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, 5 viktima nga Covid-19

Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria do të dyfishojë ndihmën ekonomike për të gjitha familjet për gjithë periudhën e pandemisë. Ai tha se do të financohet gjithë paketa e ilaçeve për çdo qytetar që infektohet me koronavirus.

Lexo edhe :   Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

“Do financojmë recetën bazë dhe do fusim në skemë për t’u rimbursuar të të gjithë medikamenteve në funksion të të gjithë prekurve nga COVID. Ne do të dyfishojmë ndihmën ekonomike, në funksion të të gjitha familjeve, për gjithë periudhën e pandemisë. Janë pjesa më vulnerable e shoqërisë”, tha Rama.

Kryeministri garantoi qytetarët, se Shqipëria ka prenotuar aksesin në vaksinën ndaj koronavirusit, pasi ka paguar edhe kaparin. “Kemi paguar edhe kaparin për COVAX. Kemi hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar aksesin e vaksinës sapo të dalë”, deklaroi kryeministri.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...