E enjte, 2 Dhjetor, 2021
12.5 C
Tirana

Rama: Kemi caktuar datën për uljen e avionin të parë në aeroportin e Kukësit

Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, të cilët do të garojnë në qarkun e Kukësit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij, Rama vuri theksin te turizmi dhe u shpreh se ky sektor do të jetë e ardhmja e Kukësit. Ndër të tjera, Rama tha se është caktuar data për uljen e avionit të parë në aeroportin e Kukësit.

Nuk mungoi ironia e kreut të qeverisë, i cili deklaroi se me avionin e pare do sjellë emigrantët nga Londra për të votuar më 25 prill.

Edi Rama: “E ardhmja e Kukësit është turizmi. Kemi caktuar edhe datën për uljen e avionit të parë në Kukës dhe për të sjellë ata nga Londra që më kanë sharë e përqeshur. Shumë kush na thotë ç’na duhen portet dhe aeroportet, ne duam burg, së për bukë shqiptarët nuk kanë vdekur që nga koha e Skënderbeut, por nëse i referohemi bukës si metaforë që ka të bëjë me mirëqenien dhe sigurinë, aeroportet janë fabrika buke. Krijojnë kushtet për të pasur mundësi ofertash të të gjitha natyrave për ta. Është fakt i njohur që një aeroport 1 euro e shpenzuar 23 euro të kthyera në një periudhë afatmesme”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Rama shpërndau këngën e Fifit, reagon Flori: S’jemi në forume politike

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...