Rama: Kam treguar se di ta bëj punën, Luli nuk e meriton votën tuaj

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se është koha kur njeriu duhet ta ndajë përkatësinë partiake me interesin, si dhe votën nga tifozëllëku.

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatët për deputetë, Rama u shpreh se nëse nuk e pëlqejnë atë le të shohin Kryedemokratin Lulzim Basha, por ama mos t’ia japin votënkëtij të fundit.

Ndër të tjera, ai tha se qytetarët nuk kanë pse sakrifikojnë veten për t’ia dhënë votën Bashës.

Edi Rama: ”Unë mendoj që është koha, kur njeriu duhet ta ndajë simpatinë, përkatësinë partiake me interesin, duhet të ndajë votën nga tifozëllëku. Një pyetje kamë për të gjithë biznesmenët e vegjël. E kanë taksën zero dhe kemi thënë shumë qartë që deri në 2029 taska do të jetë zero, pse duhet të votojnë këta PD, këta le të jenë me PD. Kam treguar që di ta bëjë këtë punë me të gjitha të metat e mia. Nëse stë pëlqej unë shif Lulin, kënaqu, merr fotografinë dhe vëre në dyqan,por votën do ma japësh mua se sepse kjo parti ka taksën zero. T’u thuash këtyre të djathtë ofendon të gjithë të djathtën globale, sepse këta se dinë as vetë ca janë. Nuk e meriton Luli skarificën për t’i dhënë votën e më pas për të çuar më pak para në shtëpi.”