E diel, 13 Qershor, 2021
23 C
Tirana

“Rama ka dështuar”, Kryemadhi: Qytetarët sot thyen frikën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në fjalën e saj pas protestë nga selia e partisë falënderoi të gjithë protestuesit që morën pjesë në tubimin masiv, që sipas saj ishte më i madhi në histori.

Kryemadhi u shpreh se policia me urdhër të Ramës kishte tentuar me çdo formë të ndalonte protestuesit nga rrethet, duke gjobitur shoferët e autobusëve. Por ajo premtoi se atyre do tu ktheheshin lekët një më një mbrapsht.

“Falënderoj të gjithë protestuesit që u bënë pjesë e kësaj proteste model, që përballuan një nga protestat më të mëdha që ka pasur Shqipëria në këtë periudhë tranzicioni dhe thyen frikën. Falënderoj të gjithë ata shqiptarë që janë larguar dhe u qanë shpirti për të parë fëmijët e tyre. Për të gjithë ata prindër që nuk mundën të jenë sot në këtë protestë.

Falënderoj shoferët e autobusëve që pavarësisht presionit të policëve të Edi Ramës që i gjobitën dhe i kërcënuan. Por u bëj thirrje të mbajnë faturat pasi do ti marrin lekët një më një mbrapsht. Falënderoj gazetarët që na kanë mbështetur në çdo moment edhe ata policë që u treguan dashamirës me ne. Por u bëj thirrje të kenë kujdes atyre që iu japin urdhrat për të hedhur gaz lotsjellës dhe të nxisin dhunë pasi do të përgjigjen për të gjitha para ligjit.

Rama u largua edhe sot, pasi ai tashmë është i larguar, ka dështuar. Shqipëria është i vetmi vend ku është shtëpia e shqiptarëve ku mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre,” u shpreh Kryemadhi.

Lexo edhe :   Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...

Euro 2020/ Anglia dhe Austria e nisin me fitore, 21:00 rradha e “tulipanëve”

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës në Euro 2020. Anglia mundi Kroacinë me rezultatin 1-0 me gol të Sterling në pjesën e...

Ikja e Gramoz Ruçit nga politika dhe raporti mes moshës e pushtetit

Nga Alfred Peza Në sport sado i zoti që të jesh, mosha të limiton duke të detyruar që të “varësh këpucët në gozhdë”, atëherë kur...

Biden pritet të sigurojë aleatët e NATO-s për mbrojtjen reciproke

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik kur udhëheqësit e saj, përfshirë Presidentin amerikan...