E martë, 27 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Rama jep ultimatumin: Nga mesdita nuk ka më transport urban

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se transporti urban për zonën e Tiranës dhe Durrësit do të jetë i disponueshëm deri sot në mesditë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se pas mesditës nuk do ketë më transport urban në dy qytetet kryesore.

Kreu i qeverisë thotë se ndërkohë po përgatitet transporti i dedikuar për mjekët dhe infermierët.

“Nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe Durrës. Po bëjmë gati transportin e dedikuar për mjekët dhe infermierët”, shkruan ai.

Rama njoftoi pezullimin e transportit publik që mbrëmjen e djeshme. Por sot në mëngjes transporti publik ishte akoma i disponueshëm duke vënë në pikëpyetje nëse ky urdhër do zbatohej ose jo.

Pezullimi i shërbimit të transportit publik është marrë si një masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Deri më tani raportohet për 15 të infektuar në vendin tonë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koronavirusi/ Brataj: Delta ka edhe 3 variante të tjera

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se varianti indian i koronavirusit, Delta pritet që të mbizotërojë të gjithë botën, dhe se ky mutacion,...

Covid/ Mbi 3,600 testime në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive në rritje

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 31 raste...

Gërdeci/ Kreu i SPAK: Çështjes së Mediut do t’i shkojmë deri në fund

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për...

Nostalgji futbolli/ Valdano: “Raùl mund të përmblidhet në dy koncepte…”

Jorge Valdano për Raul Gonzalez Blanco: "Një ditë para debutimit të tij, unë i bëra një pyetje për ta provuar, kështu i thashë: 'Po mendoj...

Vrau shokun e tij, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Marjus Demën

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Marjus Demën, i cili vrau shokun e tij Mehmet Qamën, disa muaj më parë, në...