Rama jep shifrat: Janë kryer 250 mijë vaksinime anti-covid

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, se në të gjithë Shqipërinë janë kryer mbi 250 mijë vaksinime kundër koronavirusit.

Ndërkohë, ditën e djeshme në Rinas kanë mbërritur edhe 100 mijë vaksina kineze, ku ministrja Ogerta Manastirliu është shprehur se do të ulet fasha e vaksinimin për mosha më të reja.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri Rama më herët gjatë ditës së sotme tha se Shqipëria do të rrisë intensitetin e vaksinimeve.

Situata epidemiologjike e Covid-19 paraqitet e qëndrueshme në vend, pasi në 24 orët e fundit u regjistruan 286 raste të reja dhe 7 viktima.

Në total në vendin tonë nga Covid-19 janë shënuar 2 mijë e 304 humbje jete. Deri më tani kemi 28 mijë e 819 të infektuar aktivë dhe 96 mijë e 672 të shëruar.