Rama jep lajmin: Mbërrijnë 50 mijë doza Sputnik V brenda 10 ditëve

Brenda 10 ditëve, në vendin tonë do të mbërrijnë 50 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V kundër koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rama shprehet i bindur për fitimin e kësaj lufte, dhe sipas tij shumë shpejt do të mbetet pas tuneli i pandemisë.

”Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjelllë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve. Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet’’, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.

Disa javë më parë, në Shqipëri mbërritën 10 mijë doza të Sputnik V, dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, teksa vaksnimi masiv i popullsisë ka vijuar me vaksinën kineze, Sinovac.