E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Rama jep lajmin e shumëpritur: Vaksinimi tek ne nis në muajin janar

Në kohën kur shpresat janë tek vaksina, Rama ka dhënë një lajm të shumëpritur. Ai tha në konferencën me gazetarët se në mes të janarit, do të vijnë dozat e para të vaksinës edhe në vendin tonë. Teksa bëri një panoramë të përgjithshme të situatës, kreu i qeverisë u shpreh se nuk janë ndalur në përpjekjet për të siguruar vaksinën që do mposhtë virusin vdekjeprurës.

Rama deklaroi se Shqipëria është vendi që ka numrin më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi në rajon. Në konferencën e fundvitit, Rama nënvizoi se falë masave që mori, Shqipëria la pas vendet e tjera.

Kryeministri nuk e fshehu modestinë kur tha se kur vjen puna për të lypur për Shqipërinë, e bën pa më të voglin ngurim. “Këtu do jemi, kështu do ndodhë se kur vjen puna për të lypur për Shqipërinë e shqiptarët, më falni për modestinë por jam njësh”, tha Rama.

Fjala e Ramës

“Jemi në përpjekje intensive për vaksinën. Më vjen keq kur dëgjoj lloj lloj muhabetesh dhe teorish në mënyrë të përditshme, sepse faktikisht situata e përgjithshme është domethënëse në lidhje me një ngërç mes kërkesës dhe ofertës.

Italia, e cila ka nisur vaksinimin tre ditë më parë, ka në dispozicion 9700 vaksina. Kjo është sasia e dozave që ka marrë Italia, vend i BE. Dozat e disponueshme janë shumë herë më pak se nevojat, ato janë ndarë mes vendeve të BE.

Këtu çfarë nuk dëgjon. Kompanitë, duke filluar nga Pfizer bëjnë marrëveshje të cilat sidoqoftë janë të lidhura me shtetet.

Nuk ka një marrëveshje tani që bëhet drejtpërdrejt me kompaninë, ku blen sipas asaj që ofron. Marrëveshja është e lidhur me shtetet me të cilat Pfizer ka vendosur vijat e para të komunikimit, kam parasysh BE si etentitet.

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, 4 viktima në 24 orë
Lexo edhe :   VIDEO/ Vaksinat anti-Covid ruhen me policë

SHBA ka një ndalesë me një akt të presidentit, që asnjë dozë nuk mund të dalë nga SHBA. I gjithë ky ngërç i takon vetëm fazës së parë, pasi prodhimi do rritet në mënyrë eksponenciale në muajt në vijim.

Jemi të bindur që do fillojmë vaksinimin pa pritur që të kaloj ky ngërç. Në mes të janarit do jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin. Jemi në diskutime me Modernan. Do finalizojmë shpejt marrëveshjen me Pfizer”, u shpreh Rama.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...