E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Rama: Ja përse nuk do të shkoj ta bëj testin për koronavirusin

Përgjatë një deklarate mediatike kryeministri Edi Rama theksoi se nuk do ta bëjë testin për koronavirusin pasi nuk ka asnjë shenjë.

Rama i mëshoi faktit se testet nuk mund të bëhen për qejf, por vetëm nëse ke simptoma: “Teste për qejf nuk bëhen, nëse ke shqetësim po. Është një grip i pazakonshëm, pasi nuk i njohim vaksinën, por shpërndahet si çdo grip tjetër. Unë nuk kam nevojë të shkoj të bëj testin, pse do ta bëj kur nuk ndjej asgjë. Por probabiliteti që unë të bëhem transportues rritet nëse jam i pakujdesshëm, nëse nuk ruaj të tjerët”.

Në vijim kryeministri tregoi se kush duhet dhe kush nuk duhet të përdorë maskën.

“Nuk ka nevojë për maskë për personat që nuk kanë kontakte të afërta në një mjedis të mbyllur, që të ruajnë distancën. Nëse ti ecën në rrugë dhe nuk je me gjithë familjen i përqafuar, por ruan distancën dhe nuk shkon të përqafosh njerëz dhe nuk rrezikohesh nga teshtimat nuk ka nevojë për maskë.

Por policia në rrugë do të vendosë maskën se afrohet te xhami dhe kërkon dokumentin. Hapni dritaret sa më shumë, lani duart. Maskat i duhen personelit shëndetësor, atyre që kanë kontakte të afërta dhe të vazhdueshme dhe për këtë arsye mbyllen lokalet”, u shpreh Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...