E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Rama ironizon Bashën: S’është në gjendje të mbajë pozicion për asgjë

Gjatë fjalës së tij në emisionin “Real Story”, kryeministri Rama e thumboi disa herë kryedemokratin Basha.

Sipas tij, në lidhje me dëshminë e kameramanit që filmoi masakrën në Krushë të Madhe, i cili thotë se kasetën e ka fshehur Lulzim Basha, Rama tha se nuk ka arsye pse të mos e besojë atë njeri, që s’ka asnjë interes të sajojë, ndryshe nga Basha, që siç tha, nuk është në gjendje të përgjigjet plotësisht për këtë çështje.

Rama: Për të bërë një Twitter për Bashën apo për këdo qoftë mua më duhen 30 sekonda, ndërkohë që dita ime 24 orë është e fokusuar me gjërat që kanë të bëjnë me sfidën e pandemisë, dhe të tjera të përditshme. Duket sikur ne po merremi me këtë gjë, por po e bën media.

Balla: Keni trazuar gjithë Prishtinën e Kosovën zoti kryeministër.

Rama: Jo nga pyetjet e mia për Bashën, por nga dëshmitë e dëshmitarëve që janë nga Kosova. S’kanë arsye t’i besojnë më shumë Bashës se atij zotërisë që jeton akoma atje ku ka parë masakrën. Edhe deklarimin e Mustafës e lexoj sikur ka lidhje me fokusin e debatit, jo me pyetet e mia për Bashën. Është vetë ngjarja që e krijon debatin ndaj s’kam si i fajësoj mediat. Nuk ka shans të besoj Bashën me shumë se atë njeriun që jeton ende në atë vendin e masakrës.

Balla: Juve akuzoheni se po shisni Kosovën tek Vuçiç…nga Haradinaj i pari…

Rama: Midis atij zotërisë që jeton akoma në vendin e masakrës dhe s’ka arsye në botë që të shpifë, e që s’ka interes të asnjë natyre të dalë në sy të gjithë dynjasë e të sajojë histori që edhe Haradinajt meqë ma përmendët, që s’shquhet të jetë ushtar i së vërtetës gjithnjë, unë zgjedh atë zotërinë. Këtu është fjala e një dëshmitari dhe një politikani jo si gjithë të tjerët, por dekretuesi i opozitës që refuzon të japë shpjegim njerëzor, prej lideri që e mbyll debatin duke thënë s’është lojë, janë mashtrues, e orkestron.

Lexo edhe :   Jozefina Topalli tregon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike
Lexo edhe :   Betimi i Bidenit dhe Harris/ Basha: Urime. Provuat që ndryshimi është i mundur

Si mundet këtu të besosh Lulzim Bashën? Këtu problemi është i karakterit të një lidershipi që s’është në gjendje të mbajë pozicion për asgjë. Në kulmin e dështimit të vetë kanë bërë aleat vetë Covid e ka bërë Basha e Meta, kjo është shpresa e fundit për të rrëzuar qeverinë, që të realizojnë qëllimin që s’kanë për t’ja arritur dot.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...