Rama ironi me Bashën: Nuk merrem me të, është i katërti në bronz

Në çdo takim elektoral, kryeminsitri Edi Rama nuk i kursen sulmet dhe ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politikë, e veçanërisht kryetarit të Partisë Demorkatike, Lulzim Basha.

Nga Berati, Rama e quajti me ironi Bashën, të katërtin në bronz, dhe e konsideroi si një lider pa karakter.

Edi Rama: “I katërti në bronz (Basha) thotë Edi Rama merret me mua. Po me kë të merrem! E dëgjuat ça tha: “Unë iu them njerëzve që mos m’u afroni, po ata duan”. Unë iu them; mbani maska, por ata duan të përqafohen me COVI-in”. Po si merret drejtimi i vendit me këtë nivel papërgjegjshmëri, me këtë nivel karakteri. Si mundet?! Mbrojtja e jetës është e para.

Ç’na duhet vota, apo rezultati i zgjedhjeve, për të plagosur njerëz apo për të humbur njerëz. Ai që do të marr drejtimin e vendit thotë; “Edi Rama ka frikë nga uragani i përballjes”. Cilit uragan ai i të shkuarit për lesh?! Po, unë kam shumë frikë për jetën e atyre njerëzve, dëmin e të tjerëve që s’janë aty fare. Mund të marrë jetën e atyre që nuk janë aty, sepse ora e tyre aty ka mbetur.”