E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Rama inspekton Qendrën e parë të Vaksinimit anti-covid në ”Air Albania”

Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektoi pasditen e sotme, 4 janar, Qendren e Parë të Vaksinimit anti-Covid 19 e cila është në instalim e sipër në stadiumin ”Air Albania”.

Kreu i qeverisë u shpreh se synimi është të që nisë vaksinimi më parë se sa afati kontraktual me Pfizer për javën e tretë të janarit.

Shqipëria pritet të nisë së shpejti vaksinimin e bluzave të bardha, mësuesit, punonjësit e policisë dhe moshën e tretë mbi 75 vjeç.

“Në instalim e sipër Qendra e Parë e Vaksinimit anti-Covid19 në Air Albania Stadium. Së shpejti nisim vaksinimin e bluzave të bardha, që synojmë ta fillojmë më parë se sa afati kontraktual me Pfizer për javën e tretë të janarit, përmes punës intensive diplomatike në shumë drejtime,”- shkruan Rama krah videos në rrjetin social, Facebook.

Ndërkohë, ministrja Manastirliu u shpreh se në të gjithë stadiumin do të jenë 60 stacione vaksinimi, ku parashikohet që gjatë 1 ore të vaksinohen 60 persona.

Personat që do të shkojnë për të marrë vaksinën do të ulen fillimisht në poltronet e paravaksinimit ku do të plotësojnë anamnezën, ndërsa pas vaksinimit do të duhet të qëndrojnë edhe 30 minuta të tjera në qendrën e vaksinimit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...