E hënë, 18 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Rama Ik”, Basha rikonfirmon qëndrimin e opozitës: Pas çlirimit të vendit…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka rikonfirmuar qëndrimin e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai i ka qëndruar kërkesës për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, teksa ka ripërsëritur paralajmërimin e tij se të gjithë ata që u përfshinë në vjedhjen e votave, do të shkojnë përpara drejtësisë dhe prapa hekurave.

Të gjitha të dhënat tregojnë se sot opozita e bashkuar është shumicë qeverisëse edhe sikur zgjedhjet e lira e të ndershme të mbahen nesër”, theksoi Basha.

Më tej, Basha shtoi se edhe socialistët e ndershëm i thanë jo babëzisë së Edi Ramës dhe sejmenit të tij Taulant Ballës, hajdutit të mineraleve, subvencioneve të fermerëve të Librazhdit.

Librazhdi, nën kujdesin e hajdutit nr 2 të Rilindjes, po vuan në çdo fushë. Po vuan fermeri, që nuk ka parë subvencion me sy, infrastruktura ka mbetur në vendnumëro, uji për vaditje është devijuar në turbinat private të taulant ballës, papunësia është ulur këmbëkryq. Biznesi i vogël është në një situatë edhe më të keqe. Dhe kjo reflektohet tek përkeqësimi i gjendjes ekonomike në familjet e tyre. Detyrat tona nuk kanë qenë kurrë më të qarta e më akute. Pas çlirimit të vendit nga kjo monstër, duhet të veprojmë me vendosmëri dhe saktësi kirurgjikale. Detyra jonë është t’i bëjmë të ditura këto propozime të planit tonë ekonomik, që shumica referendare “Rama Ik” të 30 qershorit ta kthejmë nga mazhorancë refuzuese të regjimit në një shumicë për ndryshim të vërtetë, që do të funksionojë për të gjithë, që ta prekin e gëzojnë të gjithë”, theksoi kryetari i opozitës.

Lexo edhe :   “S’më telefonoi”/Çollaku-ish zëdhënëses: Florianës "një javorëshe në PD"
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...