Rama i vendosur: Do marrim minimumi 78 mandate, maksimumi 88

Kryeministri Edi Rama ka treguar objektivat e Partisë Socialiste për mandatine tretë. Në një konferencë për shtyp jashtë ambienteve të PS, Rama tha se në projeksione minimalisht do të marrë 78 mandate, ndërsa maksimumi përllogaritet me 88 vende.

Edi Rama: “Objektivi bazë është që të arrimjë 78 mandate dhe maksimali 88 mandate. Nuk janë numra si ato të filxhaneve por bazuar në analiza, potenciale dhe natyrisht të gjitha këto do të thosha, lidhen me projeksione që mbështeten në strategji, taktika dhe një sërë komponentësh të tjerë”.

Ndër të tjera, Rama tha se PS ka nisur punën për këto zgjedhje përpara se të fillonte pandemia e koronavirusit.

Ai madje ka ironizuar me kampin kundërshtar, duke shtuar se një nga avantazhet është se anëtarët e PS zgjohen herët dhe flenë vonë.