E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

Rama i quajti gazetarët derra, Bushati: Ka të drejtë që na sulmon

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka reaguar lidhur me deklaratat sulmuese të kryeministrit Rama, ndaj gazetarëve në Kongresin e PS.

Bushati shprehet se gazetarët nuk duhet të viktimizohen, pasi, sipas tij Rama është në të drejtën legjitime tu përgjigjet me atë gjuhë mediave sepse është sulmuar nga ata.

“Çfarë na thotë Rama ne? Derra, kazan, të rënda janë. Por, në fakt nuk janë asgjë, me atë që në vite mediat i kanë thënë Ramës. I kanë thënë i cmendur, pervers, nuk je babai i birit tënd, je homoseksual, je njeri që bën orgji, i kanë thënë hajdut, sportiest i dështuar. A ka njeri që në luftën politike, është luftuar me këto argumenta, të përgjigjet edhe me këto argumenta? Unë them se Rama është në të drejtën e tij legjitime, të përgjigjet ashtu, sepse kështu është sulmuar. Ne i kemi dhënë shansin Edi Ramës, të largojë publikun nga problemet reale.

Rama është njeri që duhet matur me metrin e rezultateve, me metrin e korrupsionit, me metrin e banditëve të futur në parlament, me metrin e PPP-ve që jep, me metrin e Gjushit që vjedh vota, me metrin e Sandrit dhe Vjollcës, pra me aktet që bën dhe jo me fjalorin që përdor. Të merremi ne, sikur jemi viktima të fjalorit të Ramës, ne kemi duruar edhe burgjet e Berishës, edhe makinat e djegura të Berishës, të ankohemi nga Rama, vetëm i bëjmë nder Edi Ramës. Edi Rama nuk është vrasës i lirisë së shtypit. Problemi im është se ne Edi Ramës, i bëjmë nder kur e projektojmë si një rrezik më të madh se sa ai përbën. Edi Rama nuk është rrezik për gazetarët, për 5 intelektualë, por për 2 milionë shqiptar. Ti flasim shqiptarëve jo për problemet tona, që herë kemi bërë deal dhe herë e kemi kritikuar”, deklaroi Bushati.

Ndërsa, analisti Fatos Lubonja mendon se kryeministri nxit dhunë dhe urrejtje ndaj gazetarëve që kritikojnë qeverinë e tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...