Ministrja e Shtetit për Mërrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, tha se vendimi i Metës është në shkelje të plotë dhe se zgjedhjet do të mbahet në datën 30 qershor.
Ajo konfirmoi se në seancën e së enjtes do të diskutohet gjerësisht vendimi i presidentit Ilir Meta. “Patjetër që PS ka diskutuar për aktin brutal të Ilir Metës.
PS ka vendosur që të enjten të zhvillojë një debat të gjerë në Parlament, sesi Ilir Meta ka sulmuar Republikën, dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në gjithë botën të quajtur ç’dekretim. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion. Do nisë në seancën e së enjtes, dhe është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën.
Sigurisht, do i takojë Gjykatës Kushtetuese, ashtu edhe ligji parashikon. Por kjo nuk na e heq të drejtën për të shkarkuar Ilir Metën”, tha ajo.