E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Rama hedh në “duart” e SPAK ministrat e përfshirë në afera korrupsioni

Kryeministri Rama dje mbajti qëndrimin e parë publik në media, ku e bëri të qartë se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka përgjegjësi individuale për këtë rast. Kreu i qeverisë është distancuar nga ish-ministri Koka, i cili u arrestua për abuzime me koncesionin e inceneratorëve.

Ai ia bëri të qartë ministrave të tjerë, se nuk do mbrojë asnjë nëse do dergjen në dyert e SPAK. Rama theksoi në “Zonë e Lirë” se përgjegjësitë janë individuale, dhe kushdo që shkel ligjin duhet të përgjigjet para drejtësisë.

“Nëse shkelin ligjin, të ballafaqohen me drejtësinë. Nuk merrem unë me këtë pjesë. Ata të cilët hetojnë, nuk kanë kontestim për procedurë”, u shpreh Rama.

Sa i përket inceneratorëve, Rama pohoi se veprat janë aty dhe inceneratori është pronë e Bashkisë së Elbasanit. Ai theksoi se plehrat nuk shkojnë më në lumenj, por kanë një vend të caktuar ndërsa këtë program e quajti histori suksesi.

“Elbasani, Tirana dhe Fieri nuk kanë më ankthin se do digjen plehrat në natyrë. Durrësi po mbytej nga plehrat, pse s’ka më në lajme për plehrat? Ky program është histori suksesi. Në çdo histori suksesi, do ketë të tilla historira dhe kushdo që ka bërë diçka, të shkojë para drejtësisë”, tha Rama. Ai paralajmëroi edhe ministrat, ku tha se drejtësia nuk është çështje fjalësh, por veprash.

“Kam përgjegjësi morale dhe politike për veten time, kur akuzohem unë. Nëse mua më kërkon drejtësia si të pandehur, unë them që s’e lë këtë barrë në kurriz të partisë. Është njësoj si t’i thuash prindit që fëmija yt 40 vjeç ka bërë një gjë. Drejtësia ka fuqi për të goditur. Të gjithë ministrat duhet ta kuptojnë që kjo është çështje fjalësh dhe veprash”, deklaroi kreu i qeverisë.

Lexo edhe :   Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...