Maqedoni

Rama flet shqip në Serbi, megjithatë, na duhet ende anglishtja në mes…


               Publikuar në : 12:26 - 10/10/19 Gentjan Progni

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev, iu drejtuan sot gazetarëve në Novi Sad, në një konferencë për shtyp pas një takimi trepalësh, duke folur secili në gjuhën e vet amtare.

Presidenti Vuçiç foli së pari, i ndjekur nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, raportoi Kurir.

“Kur Rama filloi të flasë në gjuhën shqipe, pati një vonesë të vogël sepse, siç u shpjegoi Vuçiç gazetarëve, adresimi i tij u përkthye fillimisht në anglisht dhe pastaj në serbisht”.

“Ende na duhet anglishtja në mes,” komentoi Rama në anglisht, duke vazhduar fjalimin e tij ne shqip, shkruan Kurir.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT