Kryedemokrati Basha do të dalë pak pas në një konferencë për shtyp. PD njofton se Basha do të flasë rreth aktualitetit politik.
“Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, do te kete pas pak nje konference per shtyp per t’iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve per aktualitetin politik”, njofton PD.
Sot në një konferencë të jashtëzakondshme për mediat, i pyetur nëse do marrë Bashën në koalicion, Rama foli për fitoren. “Cila është fitorja ime? Integrimi evropian i Shqipërisë… Sigurisht që në këtë fitore do të doja të kisha edhe Lulzim Bashën. Sa për listat, diskutimi nuk ka nisur sot, ua thashë edhe takimin e shkuar.
Parlamenti, duan apo s’duan ata që e braktisën është legjitim dhe sovran. Realiteti i patejkalueshëm është që të vihet gishti edhe tek deputeti, jo vetëm tek partia. PS s’mund të ketë kosto para popullit shqiptar. Jam këtu për të njësuar vizionin dhe ambicien e PS. Është populli shqiptar që udhëheq, jo PS”.