E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

Rama firmos marrëveshjen me SHBA-në për ndërtimin e HEC-it të Skavicës (VIDEO)

Kryeministri Rama ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ekonomik me Nënsekretarin e SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, teksa ky i fundit ndodhet në një vizitë në Shqipëri.

Në konferencën për media me zyrtarin e lartë amerikan, Rama tha se memorandumi i nënshkruar sot do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri, për investimet e drejtpërdrejta jo vetëm amerikane, por edhe të vendeve të tjera të huaja në Shqipëri.

Po kështu, kreu i qeverisë i ka përcjellë presidentit Donald Trump, shërim sa më të shpejtë nga Covid-19, si dhe i ka shprehur falenderimin për vëmendjen dhe besnikërinë me të cilën SHBA e ka shoqëruar Shqipërinë ndër këto vite.

“SHBA, kontribut të çmuar në vendin tonë. I jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë Shqipërisë që në ditën e para nga dalja e errësirës së komunizmit, në rrugën e reformave dhe të përpjekjeve për të formuar një shtet demokratik dhe për të konsoliduar shtetin e së drejtës.

Ne i jemi mirënjohës SHBA edhe për kontributin e tyre të paçmueshëm në rajonin tonë. Falë SHBA sot jemi në një realitet tërësisht të ndryshëm nga ai i jo shumë viteve më parë. Sot flasim për bashkëpunim dhe për paqe të qëndrueshme të gjithë rreth një tryeze.

Dua ta falenderoj me gjithë zemër nënsekretarin për ardhjen e tij këtu personalisht, për të kurorëzuar një proces të përgatitur falë përfshirjes së drejtpërdrejtë të ambasadores, duke nënshkruar një marrëveshje e cila fillon konkretizimin e pikave kyçe të dokumentit strategjik.

Përmes nënsekretarit unë dëshiroj që publikisht ti përcjell Trump-it urimin më të sinqertë për një shërim sa më të shpejtë, dhe të shpreh falenderimin për të dhe për administratën  e tij për vëmendjen dhe besnikërinë me të cilën SHBA e kanë shoqëruar Shqipërinë në këto vite. Dhe padyshim për një pikë kyçe në historinë e këtij rajoni që ishte nënshkrimi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, jo si një proces i nisur më parë për bashkëpunim dhe normalizim të marrëdhënieve, edhe për shtysën e fortë që i dha mirënjohje të paimagjinueshme deri përpara atij takimi. Faktikisht do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet”, tha Rama.

Lexo edhe :   Në prag lufte/ Frikë nga pushtimi rus, SHBA del me thirrjen urgjente
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...