“Rama është Skëndebeu”/ Bozo kritikon Spiropalin: Të jetë më e vetëpërmbajtur

Inxhinierja Luljeta Bozo, e cila u bë pjesë e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, e ka nisur me kritika hyrjen në selinë rozë.

E ftuar në emisionin “Radari Informativ”, Bozo u pyet për etiketimin që ministrja Elisa Spiropali i ka bërë kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur Skënderbeu.

Në përgjigjen e saj, Bozo dhe se Spiropali duhet të tregohet më e vetëpërmbajtur. Ajo u shpreh se duhet ruajtur mesi i artë, se punët duken vetë dhe se nuk ka nevojë për ekzagjerime, pasi s’i bën mirë askujt.

 ”Unë do i thoja të ishte më e vetëpërmbajtur. Mesi është i artë. Nuk i bën mirë njeriu ekzagjerimi i tepërt. Punë janë bërë shumë dhe punët duken. Çdo punë lë një gjurmë. Unë nuk pajtohen me atë që nuk është bërë asgjë.”, tha Bozo.