E hënë, 25 Tetor, 2021
22.5 C
Tirana

“Rama është çerek grek”, kryeministri i kthen përgjigje ministrit të jashtëm të Greqisë

Ministri i Jashtë grek Nikos Dendias në fillim të punës së qeverisë së re në shtetin fqinj ka kritikuar në distancë Kryeministrin Rama.

“Më bën përshtypje të jashtëzakonshme  që kryeministri Rama nuk ka qëndrime pro greke. Më bën përshtypje sepse zoti Rama është çerek grek, gjyshen e tij Anagnosti e njihja ne Korfuz. Duhet të mbrojmë dhe të drejtat tona, minoritetin grek në vendin fqinj por nuk mund të lejojmë që vendi të bëhet terren për kërcënime.”

I pyetur mbi këtë gjë gjatë konferencës me gazetarë, kryeministri Rama u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me Greqinë. Ndër të tjera Rama u shpreh i prerë me qëndrimin për ortodoksët shqiptarë. Si edhe shtoi se minoriteti grek në vendin tonë nuk është një terren për kërcënime. Përkundrazi, ata janë një pasuri për vendin.

“Nuk kam asnjë qelizë greke, nuk e kam pasur këtë prurje. Ndërkohë që kam ca rrjedha të tjera, ashtu siç kam rrjedha të brendshme nga Shkodra, Mirdita, Berati, Vuno e Vlorë. Për mua ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë, dhe ortodoksët grekët janë grekë. Në pikëpamje fetare kam edhe rrjedhë katolike e ortodokse. Dua të nënvizoj shumë qartë që ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë. E kemi të ndarë këtë pjesë, Greqia e ka bashkë. Por, nëse për ta çdo grekë është ortodoks. Për mua çdo ortodoks shqiptarë është shqiptarë.

Për sa i përket marrëdhënieve, dëshira është të kemi sa më të mira të mundshme. Kemi bërë negociata për çështje të shkuara. Me qeverinë e re duam të kemi vazhdim të dialogut, sepse marrëdhëniet tona nuk mund të varen nga origjina politike e partisë së vendit tjetër. Duhet të vëmë pika mbi i mbi disa çështje të keqkuptuara për minoritetin grek në Shqipëri. Ky i fundit është i dëshiruar në vendin tonë, shihet si pjesë integrale e padyshimtë e jona dhe si pasuri. Asnjëherë nuk do të ketë tendecë negative ndaj minoritetit grek.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Ata autobusë prodhojnë kancer, keni 5 ditë kohë”, arrihet dakordësia

Pas shumë ditëve të utobusëve të tejmbushur dhe vonesave të pajustifikuara, sot është arritur dakordësia me operatorët e transportit urban. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Derbi gjithnjë përtej futbollit…

Nga: Eduard Zaloshnja Para ca kohësh, zhvillova një sondazh me tifozë e dashamirës të Tironës në lidhje me ndryshimin e emrit zyrtar të klubit (nga...

Vd*kja e turistëve ruse/Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Lidhur me rastin e vdekjes së mistershme të katër shtetasve rusë, Prokuroria i është drejtuar me një kërkesë një kompanie të huaj, për të...

VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

Sherri i sajuar ndërmjet Fifit dhe Monikës, ka përshirë lojtarë të tjerë, duke krijuar jo pak polemika tek banorët e shtëpisë së “Big Brother...

Kina teston një raketë hipersonike dhe ndryshon rregullat e lojës

Nga: Pierre Haski Amerikanët kanë një shprehje të saktë për ta përkufizuar këtë lloj informacioni:ato janë “momentet Sputnik”, një referencë ndaj lëshimit të objektit të...