E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Rama e thotë troç: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën është një turp për BE-në

Në mbledhjen e gjashtë të përbashkët, Rama tha mjaft i vendosur se Kosova është marrë peng nga dinamika të caktuara të vendeve të BE-së. Ai e cilësoi një ‘turp’ për BE-në mosliberalizimin e vizave.

Sipas tij, kjo është e pajustifikueshme për sa kohë mosliberalizimi i merituar mbetet në fuqi. Kjo sepse Kosova është marrë peng i dinamikave të brendshme të vendeve të caktuara të BE-së.

“Dialogu mbetet i vetmi instrument për të fituar çështjen e shtruar për zgjidhje, çdo bishtnim nga dialogu krijon fitore iluzore vetëm në rrjetet sociale dhe mexhelisin mediatik por e largon fitoren reale dhe e dobëson pozicionin e Kosovës, qoftë së brendshmi, qoftë së jashtmi në raport me botën.

Sot jemi në kushtet kur mund t’i shohim para syve qoftë pasojat e ndërrmarjeve të rrugëve pa rrugë, qoftë rezultateve për një rrugë me perspektivë.

Në pak kohë u restaurua një krisje shumë e madhe që pati pasoja jo të vogla për Kosovën, dhe u arrit të hidhej një hap që do flasë gjithmonë e më mirë në Washington.

Nuk di çfarë duhet të besoj për liberalizimin e vizave për Kosovën, ky është një turp për BE, një turp i pashlyshëm dhe i pajustifikueshëm përsa kohë mosliberalizimi i merituar, mbetet në fuqi, jo sepse Kosova s’ka bërë detyrat por për arsyet se Kosova është marrë peng i dinamikave të brendshme të vendeve të caktuara të BE. Dhe Kosova duhet të presë si mbarojnë një palë zgjedhje në një vend dhe pastaj kur ka zgjedhje. Kam folur pa pushim për këtë temë me të gjithë ata që kam takuar në Europë dhe akoma sot nuk arrij të kuptoj asgjë nga ato që thonë. Por kuptoj atë që s’thonë: që Kosova paguan me mosliberalizim të vizave, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e paguajnë me sajesa pas sajesash sipas konfiguracionit elektoral nga një vend në një vend tjetër dhe rajoni e paguan në tërësi”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :   'Lufta' brenda opozitës, Meta bën lëvizjen urgjente
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...