E martë, 26 Janar, 2021
2 C
Tirana

Rama e quajti provokim ofertën për vaksinën, reagon Ambasada ruse

Kreu i qeverisë Edi Rama, e ka cilësuar si provokim vetëofrimin e Ambasadës ruse për të sjellë në Tiranë vaksinën Sputnik-V kundër koronavirusit. Të hënën, Ambasada replikoi me drejtorin e komunikimit të kryeministrit, ndërsa dje gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, shefi i qeverisë reagoi ashpër ndaj kësaj çështje.

Rama u shpreh se është e papërshtatshme që një shtet serioz si Rusia, të bëjë provokime të tilla. Nëpërmjet një reagimi zyrtar, Ambasada ruse i është përgjigjur deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama. Në reagimin në fjalë shprehet keqardhja që vullneti i mirë i Rusisë i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese.

Postimi i Ambasadës ruse

Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri i nderuar i Shqipërisë z. Edi Rama u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj në Facebook më 28 dhjetor të këtij viti.

Ambasada vetëm reagoi ndaj re-tëitit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, z. E. Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit kundër Covid-19 në vendet anëtare të BE-së (https://tëitter.com/endrifuga/status/1342754317560918018) dhe deklaratës e vetë të kreut të Qeverisë së Shqipërisë në konferencën e tij për shtyp në 24 dhjetor, gjatë së cilës ai përmendi vështirësitë në sigurimin sa më shpejt të jetë e mundur e sasisë së nevojshme të vaksinave për popullatën e vendit (https://top-channel.tv/…/vaksina-e-covid-rama-vendim…/).

Në komentin e Ambasadës bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar – Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë. Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë.

Lexo edhe :   Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar
Lexo edhe :   Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese. Për t`u bindur që nuk është kështu, mjafton të njiheni me tekstin e komentit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...