E diel, 25 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Rama e paditi dhe Gjykata e dënoi me gjobë, Ngjela i del në mbrojtje Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha u dënua për shpifje nga Gjykata Civile e Tiranës për një postim në “Facebook”, pas padisë së depozituar nga kryeministri Edi Rama.

Ky vendim ka sjellë reagimin e avokatit të njohur Spartak Ngjela.

I ftuar në “Mbrëmje në Abc”, Ngjela theksoi se statusi i publikuar nga Berisha nuk mund të konsiderohet shpifje.

“Jo s’ka shpifje atje. Shpifja do qëllim të posaçëm kundër personalitetit tënd. Shpifja kërkon qëllim të posaçëm kundër individit. Ky ishte lajm politik dhe nuk kishte lidhje me individin.

Këtë se dimë, mund të ketë qenë gjyqtar i paaftë. Shpifje nuk ka njëherë. Lajmi ishte për shpifje. Kjo është shumë e vështirë të prodhohet dhe kërkon qëllim të posaçëm kundër individit dhe jo kundër partisë”, deklaroi Ngjela.

Gjykata e dënoi sot Berishën për shpifje duke e detyruar t’i paguajë Ramës 500 mijë lekë si dhe të publikojë një përgënjeshtrim në faqen e tij, lidhur me një koment, në të cilën bënte përgjegjëse qeverinë për mos-hapjen e negociatave.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...