Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Vangjel Dule ka reaguar pas përplasjeve që ka pasur me kryeministrin Edi Rama ditët e fundit.
I ftuar në emsionin “Zonë e Lirë”, Dule tha se Rama i është ‘vërsulur’ keq, por që nuk e ka ndërmend që t’i përgjigjet.
“Rama më është qepur me bukë në trastë. Ishte në Sarandë dhe mbajti disa fjalime, ku objekti i sulmit isha unë personalisht. Kam hequr dorë nga përgjigjet me të. Kjo është një situatë klimike dhe unë nuk kam mundësi ta përballoj”, tha Dule.
Ndër të tjera, Dule tregoi se ka qenë në koalicion me Ramën dhe bashkë me aleatët e tjerë përpiqeshin ta mbanin Ramën në rregull nga gjendja psikologjike.
“Me ato fyerje Rama përpiqet që të shmangë një debat me Bashën, pasi kreu i PD i kujton dështimin e tij politik në 2011, kur i mori bashkinë e Tiranës. Unë isha në koalicion me Ramën në atë kohë dhe me anë të telefonatave përpiqeshim të mbanim në rregull gjendjen e tij psikologjike”, u shpreh ai.