Në rangun e politikanëve ka shumë emra që gëzojnë pasuri marramendëse. Por nuk është ky rasti i kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Nga deklarimet që Rama dhe Basha kanë bërë për vitin 2018 pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, bie në sy fakti se ata vetë kanë deklaruar të ardhura vetëm nga pagat që kanë nga funksionet politike.
Më konkretisht, Edi Rama ka deklaruar 2.011.693 lekë si të ardhura nga paga, ndërsa 929.588 lekë i ka përfituar nga shitja e krijimtarisë së tij artistike. Ai ka deklaruar vetëm një llogari bankare, e cila për vitin 2018 është pakësuar me 74.659 lekë. Po ashtu, Ramës i ka rënduar gjatë vitit të kaluar edhe barra për shlyerjen e 22.187 eurove nga kredia prej 80 mijë eurosh të marrë në 2013.
Të ardhura vetëm nga paga ka deklaruar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Nga paga si deputet Basha ka përfituar 1.335.462 lekë. Basha ka deklaruar edhe të ardhura nga shpenzimet telefonike, 204.000 lekë dhe të ardhura nga kompensimi i karburantit, 330.176 lekë. Krejt ndryshe nga Basha e Rama janë deklarimet e bashkëshorteve të tyre, të cilat deklarojnë mijëra euro fitime. Gruaja e Edi Ramës ka deklaruar për vitin e kaluar 1.540.000 lekë vetëm nga paga dhe puna si eksperte.
Linda Rama ka të ardhura të përfituara edhe nga honoraret në shumën 900.926 lekë, por edhe nga qiradhënia e një apartamenti në vlerën 2.098.140 lekë. Po ashtu, bashkëshortja e kryeministrit ka deklaruar të ardhura nga interesa bankare 2.865 lekë dhe të ardhura nga konsulenca 1.521.593 lekë. Pra, mund të themi se Linda Rama gëzon mijëra lekë pasuri. Pas nuk ngelet as bashkëshortja e Lulzim Bashës. Për vitin 2018, ajo ka deklaruar të ardhura nga paga si drejtoreshë programesh në EWCP në shumën 32.705 euro. Këto nuk janë të ardhurat e vetme sepse ajo ka përfituar edhe 22.664 euro nga rikalkulimi i shërbimit të taksave në pozicionin si drejtoreshë në EWCO.
Pasuria e Anastas Angjelit
Por pasuria e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës duket sikur ngelet mbrapa kur në lojë futet pasuria e deputetit të Partisë Socialiste, Anastas Angjeli. Nëse iu hedhim një sy deklarimeve që ai ka bërë për vitin 2018, vihet re se ka përfituar miliona lekë vetëm nga mësimdhënia në universitetin e tij privat dhe nga paga si deputet.
Më konkretisht nga mësimdhënia dhe udhëheqja shkencore tek Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ai ka deklaruar të ardhura në vlerën 3.118.800 lekë; nga mësimdhënia në Universitetin e Maqedonisë ka deklaruar 3.000 euro; nga paga si deputet ka deklaruar 2.367.414 lekë ndërsa nga paga si anëtar i Akademisë së Shkencave Angjeli ka përfituar 588.314 lekë. Pasuri marramendëse për vitin 2018 ka vënë edhe bashkëshortja e Anastas Angjelit. Ajo ka deklaruar 2.603.628 lekë të ardhura vetëm nga mësimdhënia në Universitetin Mesdhetar. Ndërsa si anëtare e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit ajo ka përfituar 51.000 lekë. Mijëra të ardhura nga mësimdhënia në UMSH ka deklaruar edhe djali i Anastas Angjelit. Nga universiteti privat i babait të tij, ai ka deklaruar 2.834.503 lekë. Djali i Angjelit është i punësuar edhe në Ministrinë e Infrastrukturës, nga ku ka përfituar 1.038.315 lekë.
Në fakt, e gjithë familja Angjeli ka fituar mijëra lekë të ardhura në vitin 2018 sepse në shifra marramendëse është edhe pasuria e vajzës së tij. Ajo ka deklaruar: të ardhura nga Education Development Center në SHBA, 95.712 USD dhe të ardhura nga kontratat e shërbimit, 1.088.000 lekë. Një tjetër fakt që bie në sy është se vajza e Angjelit ka shitur dy makina për afro 7 mijë USD, por po në 2018 ka blerë një automjet tjetër në vlerën e afro 43 mijë dollarëve.
Lulzim Basha
Të ardhura nga paga si deputet, 1.335.462 lekë
Të ardhura nga shpenzimet telefonike, 204.000 lekë
Kompensimi i karburantit, 330.176 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtoreshë Programesh në EËCP, 32.705 euro
Të ardhura nga rikalikulimi i shërbimit të taksave të bashkëshortes në pozicionin si drejtoreshë në EËCO, 22.664 euro
Edi Rama
Të ardhura personale, gjendje në llogari bankare, -74.659 lekë
Të ardhura nga paga, 2.011.693 lekë
Të ardhura nga krijimtaria artistike-shitja e punëve artistike, 929.588 lekë
Detyrim për kredinë e marrë më 22.10.2013 80.000 euro, pa shlyer 22.187 euro
Lindita Rama, bashkëshortja
Të ardhura personale, gjendje në llogari bankare, +3.681.399 lekë
Gjendje cash, -81.000 lekë
Të ardhura nga paga dhe puna si eksperte, 1.540.000 lekë
Të ardhura nga honorare, 900.926 lekë
Qira, apartament, 2.098.140 lekë
Interesa bankare, 2.865 lekë
Të ardhura nga konsulenca, 1.521.593 lekë
Detyrim për kredinë e marrë 80.000 euro, pa shlyer 22.187 euro
Gregor Rama, djali
Llogari bankare, -432.82 lekë
Llogari bankare, -16.206 euro
Kontratë qiraje, 360.000 lekë
Anastas Angjeli
Llogari bankare, -243 euro
Llogari bankare, +819.591 lekë
Llogari bankare, +1.039.103 lekë
Credit card, -255 USD
Llogari bankare, -104.706
Llogari bankare në Greqi, -1.195 euro
Pagesë nga Mësimdhënia dhe Udhëheqja Shkencore tek UMSH, 3.118.800 lekë
Pagë bazë dhe për komisionet, 2.367.414 lekë
Pagesë si anëtar i Akademisë së Shkencave, 510.000 lekë
Pagesë për të drejtën e autorit, 588.314 lekë
Pagesë për mësimdhënie dhe udhëheqje doktoraturash në Universitetin e Maqedonisë, 3000 euro
Kredi për blerjen e autoveturës në 2015, pa shlyer 13.230 euro
Kredi për blerje apartamenti për motrën në Greqi, pa shlyer 29.833 euro
Greta Angjeli (Bashkëshortja)
Llogari bankare në Tiranë, +528.756 lekë
Llogari bankare në Tiranë, -909.608 lekë
Llogari bankare në SHBA, +3.756 USD
Llogari bankare në SHBA, -4.940 USD
Fond pensioni, +50.450 lekë
Të ardhura nga mësimdhënia në UMSH, 2.603.628 lekë
Person fizik-auditor, pjesa e tërhequr në llogarinë personale, 2.900.000 lekë
Anëtar i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, 51.000 lekë
Eros Angjeli (Djali)
Llogari kursimi, +601.470 lekë
Llogari rrjedhëse, +1.515.462 lekë
Pagesa për shtëpinë dhe garazhin, 6.000 euro
Të ardhura nga aktiviteti i shërbimit, 300.000 lekë
Të ardhura nga UMSH, 2.834.503 lekë
Të ardhura nga Mesdheu Education, 1.239.597 lekë
Të ardhura nga puna në Ministrinë e Infrastrukturës, 1.038.315 lekë
Jona Marashi, vajza
Llogari bankare në SHBA, +57.061 USD
Llogari bankare, -2.130 USD
Llogari bankare rrjedhëse, +890.945 lekë
Të ardhura nga shitja e makinës “Volkswagen”, 2.800 USD
Të ardhura nga shitja e makinës “Porche”, 4.000 USD
Blerje autoveture “Chevy Tahoe”, 42.785 USD
Shtesë 25% e banesës me burim dhurim nga prindërit e bashkëshortit duke zotëruar 50% të banesës
Të ardhura nga Education Development Center në SHBA, 95.712 USD
Interes bankar, 2.914 USD
Të ardhura nga kontratat e shërbimit, 1.088.000 lekë
Kredi për shtëpi, pa shlyer 171.857 USD
Kredi për autoveturën “Porche Tahoe”, pa shlyer 30.461 USD /Gazeta SOT