E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Rama: Drejtësia kërkon kohën e saj, ndjesë publike familjes Rasha

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë lidhur me vrasjen e 25-vjeÖarit Klodiian Rasha, dy netë më parë nga një efektiv policie.

Në një prononcim për mediat nga kryeministria, Rama tha se sapo ka mbërritur nga SHBA, shkoi për të ngushëlluar familjen e të ndjerit, teksa bëri me dije se babai i të riut i kërkoi ndrejtësi dhe jo zhurmë politike.

Shefi i qeverisë, deklaroi se efektivi i policisë mori një jetë të pafajshme, por se arma ishte e shtetit, ndaj dhe sipas tij, drejtësia duhet të bëjë punën e saj edhe pse për momentin njerëzit janë të revoltuar.

Edi Rama: ”Sapo kam ardhur në Tiranë, kam shkuar te familja e të ndjerit. Babai i tij më tha, duam drejtësi, jo zhurmë politike. Dua t’i them familjes, shprehjen e ndjesës, dhe ngushëllimet e mia më të ndjera. E kam të qartë se fjalët janë të pafuqishme, përballë kësaj dhimbjeje. Protestat e djeshme ishin brutale dhe të dhunshme.

Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në kushte të pashpjegueshme, por arma ishte e shtetit, ndaj dhe i takon shtetit të zbardhë ngjarjen. Autori do hetohet dhe do gjykohet nga organet e drejtësisë. Akti i tij ngjan krejt i pakuptueshëm dhe i paarsyeshëm. Drejtësia kërkon kohën e saj edhe pse jemi të revoltuar.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...