Politikë

“Rama do ta telendisë Metën”, Duka përplaset me Artan Hoxhën

               Publikuar në : 22:15 - 11/09/19 M. S

Gazetari Artan Hoxha ka pasur një debat me Kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Gjakrat janë ndezur mes palëve në emisionin “Repolitix”, teksa po diskutonin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Hoxha u shpreh se kryeministrit Edi Rama nuk i leverdis të shkarkojë Metën, por ta ‘telendisë’ atë. Kjo fjali nxiti reagimin e Agron Dukës, i cili shpërtheu në studio.

“Unë mendoj se Rama nuk do ta shkarkojë Metën. Atij nuk i leverdis ta shkarkojë, por ta ketë aty dhe ta telendisë….”, tha Hoxha, dhe fjalën ia ndërpreu Duka.

Ky i fundit i cilësoi veçse idiotësi, ndërsa shtoi më tej se presidentin e shkarkon vetëm Gjykata Kushtetuese.

“Po boll more, po ç’janë këto idiotësi. Metën e shkarkon vetëm Gjykata Kushtetuese, ç’janë këto budalliqe vogëlsira. Por pse more, pak e ka telendisur? E ka telendisur dhe e ka degjeneruar. Me libër shpie e ka sharë…”, tha më tej ai.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT