Politikë

Rama: Do ta përballojmë vetë gjithçka, sikur asnjë lek të mos vijë nga bota


               Publikuar në : 15:37 - 05/12/19 L M

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do ta hartojë programin që ta përballojë vetë të gjithë procesin e rindërtimit të banesave që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, edhe sikur të mos marrë asnjë lek nga bota.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, kryeministri Rama mohoi akuzat se shteti nuk ka fonde. Ndërsa theksoi se anëtarët e kabinetit të tij janë më të zotë se deputetët e opozitës parlamentare dhe ata që dogjën mandatet.

“Përveç klithmave për kapele, doreza e çizme që natyrisht janë jehonë e konstatimeve të përcipta të përcjella nga ekranet dhe nga portalet dhe nga vitrinat dhe që shteti paska  mbetur pa lekë dhe s’paska kapacitet të përballojë këtë situatë prandaj ne po i shtimë dorën botës. Kjo është e pavërtetë dhe po ju them sot që ne do ta programojmë të gjithë procesin sikur të mos marrim asnjë lek nga bota.

Të gjitha dhe do ta bëjmë. Kështu e kemi programin dhe kështu do ta bëjmë. Kjo që po bëjmë me këtë buxhet është fillimi i këtij programi. Sikur asnjë kokërr leku të mos vijë nga bota ne do ta përballojmë të gjithën  sepse është detyra jonë ta përballojmë dhe jemi më të zgjuar, më të zotë dhe më ta aftë se ju dhe ata që ju kanë hapur vendin këtu”, tha Rama.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT