Rama: Do sjellim në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave kineze

Në aeroportin e Rinasit mbërriti avioni nga Turqia me 192 mijë vaksina kineze të prodhuara nga kompania Sinovac.

Kryeministri Edi Rama, i sapokthyer nga Stambolli mbajti një konferencë për mediat, ku bëri me dije se qeveria është në bisedime me kompaninë kineze, për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave.

Edi Rama: Kemi nisur bisedimet për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinave. Një fabrikë e teknologjise se larte, e cila eshte aktualisht një nga kompanitë më të mëdhatë në botë, kompani e cila është prodhuese e shumë prodhimeve farmaceutike. Me këtë kompani kemi nisur bisedimet për të sjellur në Shqipëri një investim shumë të rëndësishëm jo vetëm për këtë moment, por edhe për të ardhmen.