E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Rama: Do ngremë satelitët shqiptarë në orbitë, Basha: Njerëzit vuajnë për bukë

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria përveç dronëve, do të çojë dhe satelitë në orbitë të quajtura ‘Albania 1 dhe 2’. Satelitët janë për të kontrolluar territorin, kufijtë dhe i gjithë kontrolli të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy. Ndonëse në Kuvend pati të qeshura nga radhët e opozitës, Rama tha se një gjë e tillë do të bëhet realitet shumë shpejt.

“Shqipëria sot nuk është në atë gjendjen që ishte para se ju të largoheshit, kur nuk iu financonte njeri dhe u detyruat të bënit akrobacira, si ajo që bëtë me Bankën e Shqipërisë, për të shitur Hotel Dajtin.

The do të blemë drona? Jo, do të blemë drona dhe do të çojmë satelitë në orbitë. Këtë do e bëjmë vitin tjetër, Albania 1, Albania 2, sepse për ne ky vend nuk është tokë e nxanun.

Na keni lënë një situatë që do kohë dhe durim për të pastruar, por ne shohim shumë lart. Jo drona por edhe satelitë. Në mënyrë që kontrolli mbi territorin, trafiqet të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy.

Prandaj sytë për të kontrolluar do i çojmë në qiell. Qeshni se e keni program partie. Qeshni se nuk qani dot”, tha Rama.

Kryedemokrati Basha ia ka kthyer me ironi: “Ti lideri global i satelitëve, ku njerëzit nuk paguajnë dot dy patate dhe qepë. Kjo është statuskuoja që ju doni të flisni për satelitë kur njerëzit vuajnë”.

Lexo edhe :   Çështja Becchetti, "Zëri i Amerikës" zbardh detajet
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...

Grabitësit në sulm në lagjen e ‘VIP-ave’, tentojnë të djegin dy mjete

Dy ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara në rrugën e “Vilave” në fshatin Lundër, në periferi...

Greqi/ Tërmeti “zgjon” Kretën

Një tërmet me intensitet 3.9 të shkallës Rihter ka zgjuar mëngjesin e sotëm Kretën, në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u regjistrua rreth...

Blerja e energjisë zhvlerëson lekun, euro në nivelin më të lartë nga korriku

Euro është forcuar ndjeshëm sot në tregun e brendshëm valutor, duke reflektuar kërkesën e lartë për valutë për blerjen e energjisë. Sipas kursit zyrtar të...

Të gjithë kanë Covid!, po ku shkuan fjalët e Helena Kadaresë!?

Nga: Frrok Çupi Para tre ditësh, Helena Kadare, kur s’ka dalë në publik prej vitesh, doli dhe lëshoi një lutje për rininë. “Ne të rriturit...