E shtunë, 6 Mars, 2021
13 C
Tirana

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni

Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e vogla opozitare, do ndiqnin këtë apo atë strategji. Në fakt, nuk po ndodh ashtu, ndërsa të gjithë satelitët e PD-së presin dhe testojnë çdo hap të Bashës, që do sjellë ofertat për ta (lexo kryetarët) në ditët në vazhdim. Duka, në treshen e Durrësit; Shehi në dhjetëshen e Tiranës; Dule në Vlorë e me radhë, janë lajme më të rëndësishme sesa ajo që ofrojnë vetë partitë e tyre.

Ndërkohë për kryetarin e nderit të PD-së, Berisha, megjithë peshën e madhe ka bjerrje dhe kjo duket qartazi, tashmë kur ka pak më shumë zëra, që flasin për të. Megjithatë, janë pak e shumë pak, ata që flasin qartësisht për fytyrën e ardhshme të frontit opozitar. Qoftë dhe për Berishën.

Tek e fundit, pragmatizmi (lexo: interesi) është ideologjia e vetme e Opozitës. Rama, justifikimi i dukshëm i rokadës së pushtetit. Ndaj, të gjithë fushatat politike në Shqipëri nuk u bënë për idetë dhe risitë që do i sjellin të ardhmes apo modelet ekonomike por thjesht për heqjen e Nanos, Berishës, Ramës tani dhe pas tij, kryeministrit të radhës. Por, a po vdesin elektoratet e partive të vogla?! Përveç kryetarëve të tyre të cilët janë shfrytëzuar si emra për të zëvendësuar emrat e PD-së, të papërballueshëm për ta dhe vetë Bashën, si Topalli, Patosi, Bregu, Xhepa etj., ata kanë mbushur vargun e gjatë të opozitës me partiza, që në fakt thjesht e kanë gërvishtur Ramën.

Duke marrë parasysh skakierën shqiptare, shikohet qartë se elektoratet janë të polarizuara, ndërsa një pol i tretë e përbën LSI-ja, parti mirëfilli pragmatizmi, por që gjithsesi guxon. Kauzat e shumë partive drejtohen dhe bashkohen vetëm në një drejtim dhe kjo lidhet me heqjen e kryeministrit aktual Edi Rama. Në artikulimet e z. Basha ka pasur disa problematika dhe tryeza dhe për këtë duhet lavdëruar përveç një fakti, që shpesh nuk janë mbështetur me asistencën e duhur. Dhe, në këtë drejtim, partitë e vogla, përpos përpjekjes së madhe për t’ju qepur PD-së, kishin kohë ta ndihnin. Veçse, ato, i kanë humbur identitetet e tyre ideologjike prej kohësh, duke mos ndihur fillimisht elektoratet e tyre dhe e dyta duke mos i dhënë një dorë ndihme të madhe PD-së, që të vetmin argument bindës, për të vetët, ka zëvendësimin e Ramës. Ky i fundit, me dehjen e pushtetit por edhe me përfitimin nga gabimet dhe konfuzionin i këtij fronti, është duke fjetur mbi dafina, pasi deri më tani apatia dhe sidomos mungesa e duhur e njerëzve të ndryshimit e bëjnë të besoj se i është afruar mandatit të tretë.

Lexo edhe :   Pse duhen arsimuar me ngut politikanët tanë?
Lexo edhe :   Të drejtosh Shqipërinë e pas-Prillit 2021…pa utopi

Në të gjithë këtë qerthull, që në fakt, nuk është shumë i koklavitur, humbësi më i madh është zgjedhësi i thjeshtë shqiptar, ai që beson alternativat, por edhe që po ia fryjnë kokën me argumente programorë, ndërkohë që elektorati i tyre i vërtetë flet me mospraninë dhe numrat poshtë kryetarëve që as nuk ekzistojnë. Veçse, me zgjuarsinë e tij, ky publik do të dijë të zgjedhë, dhe urojmë që ta shkundë këtë konfigurim politik, i cili i ka zënë kaq keq frymën vendit. Me afrimin e zgjedhjeve, një gjë po kuptohet qartë se: opozitarët e sotëm janë thjesht pragmatistë. Dhe, ky është lajmi i keq, ndaj, Rama ende po fërkon duart i qetë. (Javanews)

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Premier League/ Leicester me mungesa, Arsenali luan për Champions-in

Një katastrofë përsa i përket formës, ka bërë që kontrolli i Leicesterit në vendin e katërt në Premier League të zbehet. Ekipi i pozicionuar në...

Meta sfidon Ramën: Në takim me njerëzit pa truprojë (Video)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shfaqur sot në njësinë 10 në kryeqytet, duke takuar qytetarë të ndryshëm. Disa persona ndalojnë dhe e përshëndesin me...

SHBA-ja dënon “sulmin” e Kinës ndaj autonomisë së Hong Kongut

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar vendimet e Kinës për të rregulluar sistemin elektoral të Hong Kongut dhe i kanë konsideruar ato si “sulm të...

Tjetër tërheqje nga PS-ja, deputeti Vorpsi: Do t’ia kaloj stafetën të rinjve

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi ka njoftuar largimin e tij nga politika. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Basha: Sfida më e madhe pas 25 prillit, frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students). Të pranishëm në këtë takim...